GJKKO liron nga burgu zyrtarin e Urbanistikës dhe ish kreun e IKMT në Sarandë

GJKKO liron nga burgu zyrtarin e Urbanistikës dhe ish kreun e IKMT në Sarandë

 

Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia ish-shefin e IKMT-së Sarandë Julian Preni dhe ish-punonjësin e Zyrës së Urbanistikës Sarandë Arjel Balani.

Ata ishin dënuar për korrupsion e ndikim të paligjshëm për një leje plazhi dhe në procedurën e ndjekur për prishjen e një godine në bregdet.

Gjykata e Posaçme në muajin qershor të këtij viti i kishte dënuar me nga 1.4 vite Balanin dhe Prenin, pasi akuzoheshin se i kishin kërkuar ryshfet Foti Dodës në lidhje me një objekt të ndërtuar në plazhin e Ksamilit.

 

Arjel Balani i ka kërkuar Foti Dodës dhe Sofia Dodës shumë prej 12.000 Euro, për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek Agjencia Kombëtare e Bregdetit, me qëllim nxjerrjen lejes së shfrytëzimit të plazhit.

Ndërsa Julian Preni në muajin mars të vitit 2020, me detyrë në atë kohë -përgjegjës i IKMT-së, dega Sarandë, i ka kërkuar Foti Dodës 7.500 Euro, për të mos i prishur objektin që kishte ndërtuar në plazh Ksamil.

 

Pasi kanë negociuar Foti Doda i ka dhënë Julianit, shumën prej 3000 Euro. Si rrjedhojë e këtij veprimi korruptiv Foti Dodës nuk i është prishur objekti në vitin 2020, edhe pse ka pasur vendim prishje nga IKMT-ja që prej muajit Shtator të vitit 2019.

Please follow and like us:
fb-share-icon