Nga Entuziazmi te Zhgënjimi – Qytetari: Kam 7 muaj që kam aplikuar për Çertifikatë në ASHK

Nga Entuziazmi te Zhgënjimi – Qytetari: Kam 7 muaj që kam aplikuar për Çertifikatë në ASHK

 

Vetëm pak ditë më parë, Saranda Web publikoi një rast të një qytetari që ishte entuziazmuar nga qëndrimi korrekt dhe i gatshëm për zgjidhje i drejtorit të ASHK-së. Qytetari në fjalë vlerësoi përkushtimin e tij për t’i trajtuar problemet e pronësisë me përparësi dhe për t’i dhënë fund burokracisë së stërzgjatur. Fatkeqësisht, jo të gjithë qytetarët kanë përjetuar të njëjtën përvojë pozitive.

 

Një tjetër qytetar na ka dërguar një ankesë ku shpreh zhgënjimin dhe lodhjen nga procesi i gjatë dhe pa rezultat për pajisjen me certifikatën e pronësisë. “Aplikimin e kemi bërë që më 11 mars 2024, por deri më sot nuk kemi marrë certifikatën,” – thekson ai në mesazhin e tij drejtuar redaksisë së Saranda Web.

 

Zvarritje dhe mungesë transparence

Qytetari tregon se ka bërë përpjekje të shumta për të zgjidhur çështjen. “Kemi shkuar disa herë në Hipotekë dhe nuk na japin asnjë zgjidhje. Jemi interesuar dhjetëra herë në ASHK Sarandë, por çdo herë na thonë që çështja është te Kulla në Tiranë,” – rrëfen ai, duke nënvizuar mungesën e qartësisë dhe bashkëpunimit mes institucioneve.

 

ANKESA QYTETARE PËR ASHK

 

Ky rast është një shembull i qartë i problemeve të vazhdueshme që qytetarët hasin në dyert e ASHK Sarandë. Vonesat burokratike jo vetëm që shkaktojnë stres të madh për individët, por dëmtojnë gjithashtu besimin te institucionet dhe pengojnë zhvillimin e pronave dhe investimeve.

Nevojitet më shumë transparencë dhe bashkëpunim ndërmjet zyrave vendore dhe qendrore për të shmangur këto pengesa të panevojshme.

Shpresojmë që ky publikim të ndihmojë në sensibilizimin e institucioneve dhe të sigurojë zgjidhje konkrete për qytetarin, duke i hapur rrugën një administrimi më efikas dhe të drejtë të çështjeve të pronësisë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon