Protestë në dyert e bashkisë: Kërkojmë takim me kryetarin, i kemi dhënë votën – VIDEO

Protestë në dyert e bashkisë Kërkojmë takim me kryetarin, i kemi dhënë votën

Protestë në dyert e bashkisë: Kërkojmë takim me kryetarin, i kemi dhënë votën

 

Banorët e fshatit Manastir, mbi plazhin e njohur të Pasqyrave, janë ngritur sot në protestë para dyerve të Bashkisë Sarandë, duke kërkuar takim urgjent me kryetarin e bashkisë.

Ata shprehen të revoltuar ndaj një projekti të cilësuar si “investim strategjik”, i cili rrezikon të prishë shtëpitë e tyre dhe t’i lërë ata pa strehë.

 

 

Banorët theksojnë se kanë mbështetur pushtetin vendor me votën e tyre dhe kërkojnë që kryetari i bashkisë të dalë dhe t’i dëgjojë. “Nuk mund të jemi të vlefshëm vetëm në kohë zgjedhjesh. Jemi qytetarë të këtij vendi dhe kërkojmë të respektohemi,” – shton një tjetër banor.

 

Ata paralajmërojnë se protesta do të vazhdojë deri sa të kenë një përgjigje konkrete nga autoritetet.

Saranda Web do të ndjekë nga afër zhvillimet e kësaj çështjeje.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon