Oltion Çaçi premtoi zëvendësimin e pishave të thara deri në Shkurt
Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak Sarandë në Dhjetor 2025 këshilltari Përparim Ahmeti ngriti shqetësimi për tharjen e pishave në Shëtitoren e qytetit.
Kryetari i Bashkisë, Oltion Çaçi, deklaroi se bashkia kishte kontaktuar me firmën që kishte kryer punimet dhe se pishat e dëmtuara do të zëvendësoheshin brenda muajit Shkurt, periudhë që konsiderohet edhe si koha e përshtatshme për mbjelljen e pemëve.
Megjithatë, tashmë jemi në Mars 2026 dhe në Shëtitoren e Sarandës nuk është kryer ende asnjë ndërhyrje për zëvendësimin e pishave të thara. Premtimi i bërë publikisht në mbledhjen e këshillit mbetet ende i parealizuar.









