Tuesday, July 21, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Lajme nga Saranda Bllokohen 2 Jet Ski në Sarandë dhe Ksamil, gjoba 500 mijë lekë...

Bllokohen 2 Jet Ski në Sarandë dhe Ksamil, gjoba 500 mijë lekë për hyrje në perimetrin e sigurisë

Bllokohen 2 Jet Ski në Sarandë dhe Ksamil, gjoba 500 mijë lekë për hyrje në perimetrin e sigurisë

Policia Kufitare e Sarandës ka bllokuar dy mjete lundruese tip Jet Ski, pasi drejtuesit e tyre u konstatuan duke hyrë në perimetrin e sigurisë të rezervuar për pushuesit, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e personave që ndodheshin në det.

 

 

Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë zhvilluar përgjatë vijës bregdetare në kuadër të masave për garantimin e sigurisë gjatë sezonit turistik.

Rasti i parë është konstatuar në Gjirin e Sarandës, ku një Jet Ski kishte hyrë në zonën e larjes së pushuesve. Ndërkohë, gjatë patrullimit në Gjirin e Ksamilit, shërbimet e Policisë Kufitare evidentuan një tjetër Jet Ski që po lundronte brenda perimetrit të sigurisë, në shkelje të rregullave të lundrimit.

 

Në përfundim të procedurave administrative, të dy mjetet lundruese u shoqëruan dhe u bllokuan në Portin e Sarandës. Ndaj poseduesve të tyre, shtetasve me iniciale R. A. dhe R. P., u vendosën masa administrative prej 500.000 lekësh të rinj secilit.

 

Policia e Shtetit u bën apel të gjithë përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke shmangur hyrjen në zonat e përcaktuara për pushuesit.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial