Tuesday, July 21, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Për ne nuk kishte fonde, por për të çuar në koncert parazitët...

Për ne nuk kishte fonde, por për të çuar në koncert parazitët e pushtetit u dhanë 4.2 milionë euro

“Për ne nuk kishte fonde, por për të çuar në koncert parazitët e pushtetit u dhanë 4.2 milionë euro.” Kjo është revolta e banorëve të fshatit Shkallë në Bashkinë Konispol, rruga e të cilëve vazhdon të jetë e shkatërruar tetë muaj pas përmbytjeve të nëntorit 2025.

 

 

 

Vitin e kaluar banorëve u është thënë se fondet e emergjencës ishin shteruar për të përballuar dëmet nga zjarret dhe nuk kishte mundësi për të riparuar rrugën, duke u premtuar se rruga do të rregullohej nga fondet e 2026

 

Sot shohin rrjetet sociale të mbushura me story dhe video të publikuara nga patronazhistët dhe parazitët e pushtetit që shkuan te koncerti i Kanye West me bileta falas, financuar me 4.2 milionë euro nga fondi i emergjencave.

 

Banorët e konsiderojnë këtë një fyerje për qytetarët që vazhdojnë të jetojnë me pasojat e fatkeqësive natyrore dhe kërkojnë që paratë publike të përdoren për zgjidhjen e problemeve reale të komuniteteve, jo për luks dhe propagandë. Tetë muaj më pas, rruga mbetet e shkatërruar dhe banorët ende presin ndërhyrjen që u ishte premtuar. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial