Wednesday, June 10, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aksident dramatik, treni ndan në dysh autobusin – VIDEO

Aksident dramatik, treni ndan në dysh autobusin – VIDEO

Një tren është përplasur me një autobus të prishur teksa shoferi priste brenda për ndihmë teknike.

Ngjarja ka ndodhur në Bergen op Zoom, në Holandë.

Në video shihet se treni me shpejtësi të madhe përplaset me autobusin dhe e ndan në dysh.

Autoritetet lokale raportuan se shoferi u kontrollua nga ekuipazhi i ambulancës, por nuk u lëndua.

Në momentin e përplasjes në autobus nuk kishte pasagjerë.

Një zëdhënës i këshillit lokal të sigurisë tha: “Falë zotit, autobusi ishte bosh, përveç shoferit.”

Policia dhe zyrtarët e sigurisë kanë nisur tani një hetim për të përcaktuar pse autobusi ishte ende në vendkalim kur barrierat u ulën.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial