Monday, April 29, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Aksidenti me vdėkje, burri tenton “t’ia hedh fajin” gruas, por zbulohet dhe arrestohet

Një aksident me pasojë vdekjen u regjistrua dje në Vlorë, mirëpo nga hetimet rezultoi se autore nuk ishte gruaja K. Gj., 44 vjeçe,

por bashkëshorti i saj. Policia bën me dije se pas verifikimeve të kryera, rezultoi se në momentin e aksidentit, makina tip “Ford” drejtohej nga bashkëshorti M. Gj. dhe jo gruaja e tij, siç deklaruan në fillim.

Si pasojë e përplasjes, gjeti vdekjen Rr. V., 73 vjeç.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen, të ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, arrestuan në flagrancë shtetasin M. Gj., 53 vjeç, banues në Vlorë.

Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se në kohën që është aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasi Rr. V., 73 vjeç, automjeti tip “Ford” drejtohej nga shtetasi M. Gj. dhe jo nga bashkëshortja e tij, siç ata deklaruan fillimisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial