Monday, April 22, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

AKSIDENTI NË RRUGËN KARDHIQ – DELVINË, 2 AUTOMJETE PËRPLASEN ME KAMIONIN E PLEHRAVE

Një aksident i trefishtë është regjistruar paraditen e së shtunës rreth orës 11:10. Një fuoristrafë “Range Rover” me targa AB184CZ me drejtues Mariglen Hysa, 24 vjeç, banues në Angli është përplasur me automjetin “Mercedes-Benz” me targa BM001SM me drejtues Silgen Muçaj, 34 vjeç dhe me mjetin e transportit të mbetjeve me targe AB793GU me drejtues Alfred Balili, 54 vjeç.

Era Beqiraj, 30 vjeç banore e Fierit, e cila ndodhej në mjetin me targa BM001SM është transportuar në  urgjencën e spitalit të Sarandës ku po merr ndihmën e parë.

Sipas bluzave të bardha e lënduara është jashtë rrezikut për jetën.

Policia është në vendngjarje dhe po heton për të përcaktuar shkaqet e aksidentit ndërsa bën me dije se drejtuesit e mjeteve të përshira në aksident kanë rezultuar të pastër nga testi i alkolit.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial