Wednesday, March 13, 2024
spot_img

Aksidenti, ‘Porsche’ del nga rruga! Plagoset shoferja 20-vjeçare dhe 2 pasagjeret

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Melgushë, Vau i Dejës. Një automjet tip Porsche ka dalë nga rruga. Për pasojë janë lënduar shoferja dhe dy pasagjeret, njëra prej të cilave është nga Ukraina.

“Në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në fshatin Melgushë,  Vau i Dejës, automjeti tip Porsche, me drejtuese shtetasen R.P, 20 vjeçe,  ka dalë nga rruga.

 

Si pasojë është dëmtuar  drejtuesja e automjetit shtetasja R.P, dhe  shtetasja D. N., 20 vjeçe,  të dyja banuese në Mali i Jushit, Vau i Dejes, si dhe shtetasja  I. K., 18 vjeçe, banuese në Ukrainë, të cilat janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Please follow and like us:
fb-share-icon
LAJMET E FUNDIT

MË TË LEXUARAT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial