Ballina Lajme Saranda News Arrestohet 49-vjeçari, plagosi me thikë 55-vjeçarin pas një konflikti për motive të...

Arrestohet 49-vjeçari, plagosi me thikë 55-vjeçarin pas një konflikti për motive të dobëta

Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi plagosi me thikë një 55-vjeçar prej një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi në fshatin Novoselë ku u palagos me thikë 55-vjecari, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, u bë identifikimi dhe shoqërimi i autorit të dyshuar shtetasit A. M., 49 vjeç, banues në fshatin Akërni, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Q, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Nga policia u bë sekuestrimi  i mjetit prerës (thikë), e dyshuar e përdorur nga autori në këtë ngjarje.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijonë veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial