Wednesday, June 10, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Telefonata e rreme alarmon zjarrfikësen e Sarandës

Telefonata e rreme alarmon zjarrfikësen e Sarandës

Zjarrfikësja e Sarandës ka marrë mbrëmjen e sotme një telefonatë për zjarr në një apartament në Lagjen nr. 4 Kodër në Sarandë.

Menjëherë pas telefonatës, trupat dhe mjetet e zjarrfikëses janë nisur me urgjencë drejt vendit të raportuar nga telefonuesi, por kur kanë mbërritur kanë kuptuar se kishin të bënin me telefonatë të rreme.

Për këtë rast, zjarrfikëset kanë bërë një denoncim në Prokurori.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial