Thursday, March 14, 2024
spot_img

Arrestohet 37-vjeçarja, hapte llogari në rrjetet sociale me fotot e një gruaje tjetër

Një 37-vjeçare nga Tirana ka rënë në prangat e policisë, pasi ka përdorur gjeneralitetet dhe foton e një shtetaseje për të hapur llogari false në rrjetet sociale.

E reja u arrestua pas kallëzimit të bërë nga shtetasja me iniciale M.K.

Kjo e fundit pretendonte se një person i hapte llogari në rrjetet sociale në mënyrë të vazhdueshme me të dhënat dhe fotot e saj personale dhe të fëmijës së saj të mitur, në të cilat shkruante statuse ofenduese dhe kërcënuese ndaj saj.

Pas verifikimeve u zbulua se pas kësaj historie qëndronte 37-vjeçarja.

“Pas verifikimeve të kryera nga specialistët e Krimit Kompjuterik ka rezultuar se kjo shtetase ka përdorur në mënyrë të vazhdueshme, gjeneralitetet dhe fotot e shtetases M. K. dhe të fëmijës së saj të mitur, për të hapur llogari false në rrjetet sociale, në të cilat shkruante statuse ofenduese dhe kërcënuese ndaj shtetases M. K”, njoftoi policia.

37-vjeçarja akuzohet për veprën penale “Falsifikimi kompjuterik”.

Please follow and like us:
fb-share-icon
LAJMET E FUNDIT

MË TË LEXUARAT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial