Saturday, April 20, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Artan Hoxha paralajmëron nga Kolumbi: Në kthetrat e kujt ka përfunduar Shqipëria dhe çfarë pritet nëse nuk reagohet

Gazetari investigativ Artan Hoxha, nga kryeqyteti i Kolumbisë paralajmëron për formimin e një Sindikate të re të Krimit të Organizuar në Shqipëri, që sipas tij do të dominojë botën e nëndheshme për dekadën e ardhshme.

Hoxha bën një krahasim mes Bogotës dhe Tiranës, duke u shprehur se përveç madhësisë nuk ndryshojnë në shumë aspekte.

Ai thotë në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale se Shqipëria është drejt rrugës për t’u bërë Kolumbia e Europës, nëse nuk veprohet në kohë. Më herët Hoxha ka deklaruar se sindikata e re kriminale është e përbërë nga disa grupe kriminale në vend, të cilat u bashkuan për të “nxjerrë jashtë lojë” Ervis Martinajn.

Shkrimi i Hoxhës:

Aty ku Tirana ngjan si lagje e Bogotase…

Situata e rendit dhe sigurisë, këto kohët e fundit andej nga ne, i ka dalë jashtë kontrollit “patronazhimit”,…

“Çunat” në Durrës, zbarkuan me sukses të plotë brenda 48 orëve, 2.2 tonë kokainë, në port me konteiner dhe me superskafin qe erdhi nga deti…

Në botën e krimit të organizuar është duke u kryer një reformë e thellë, e cila do shënjojë dekadën në vazhdim.

Atentatet tipike mafioze, që nuk ndalojnë deri në realizimin e objektivit final, rrëmbimet me pasojë zhdukjen e boseve parardhës te krimit, sidomos bashkëpunimi me drejtuesit e korruptuar të agjensive të sigurisë, e ka kthyer Sindikaten e Krimit te Organizuar të sapothemeluar (Aleanca e disa grupeve më të fuqishme në vend), jo thjesht në një rrezik dhe kërcënim për shoqërine, por në një ARMIK PUBLIK për vendin dhe shqiptarët.

Sindikata e Krimit, me lidhjet e nëndheshme, me kompromiset dhe marreveshjet e bëra me ATA që kontrollojne pushtetin, jo vetëm që ndikon te vendimarrësit politik, se kë drejtues apo drejtor duhet të emërojnë dhe kë tjeter duhet të largojnë (jo se prish punë, por nuk garanton), por në disa raste është vërejtur se ka vendosur direkt për emra konkretë…

Nëse nuk reagohet në kohën e duhur, atëherë nuk duket e largët dita, kur ta meritojmë epitetin, si “Kolumbia e Europës”….

Në të vërtetë, kemi kohë që drejt asaj rruge jemi nisur dhe nuk po ka pengesë, që të na ndalë…

Milionat e dollarëve dhe efekti i pluhurit të bardhë made in Kolumbia, nuk ka “bërë dru” vetëm trurin e atyre që na drejtojnë, por ka “mpirë” mendjen e gjithë shoqërisë.

Që të kuptoj më mirë çfarë po ndodh me ne, u hodha një vrap të shoh, çfare ka ndodhur me Kolumbinë e vërtetë….

Në fakt, duke vizituar rrugët dhe lagjet e Bogotase, nuk shoh ndonjë dallim të madh.

Gradaçelat e ndërtuara rrëmujshëm, në kryeqytetin prej 10 milionë banorësh të Kolumbisë, e bëjnë Tiranën tonë, të duket si lagje e Bogotase…

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial