Banorët e Vanës: Ura në gjendje të rrezikshme, duam ta rregullojmë, por nuk na lë Bashkia
Banorët e fshatit Vanë në Delvinë denoncojnë në Saranda Web gjendjen e rrezikshme të urës që përdorin çdo ditë.
Dërrasat janë dëmtuar dhe në disa pjesë janë krijuar hapësira që rrezikojnë automjetet dhe kalimtarët.
Banorët thonë se kanë kërkuar ta rregullojnë urën me mundësitë e tyre, por Bashkia Delvinë nuk i ka lejuar, duke iu komunikuar se ndërhyrja do të kryhet nga Bashkia sapo të sigurohet fondi.
Ndërkohë, ata kërkojnë ndërhyrje sa më të shpejtë, përpara se të ndodhë ndonjë incident. Saranda Web
Please follow and like us:








