Tuesday, April 23, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Bastiset shtëpia e ish-presidentit, ja çfarë kërkojnë prokurorët

Policia franceze ka kontrolluar shtëpinë në Paris të ish-presidentit Nicolas Sarkozy. Lemonde shkruan se kontrolli ka ardhur në një kohë kur prokurorët po kërkojnë që ai të përballet me një proces të ri gjyqësor në lidhje me financimin e fushatës elektorale të vitit 2007.

Bashkë me 12 persona të tjera, Sarkozy akuzohet se ka marrë miliona euro financim nga regjimi i liderit të dikurshëm të Libisë, Muammar Gaddafi për fushatën presidenciale.

Që kur ka lënë detyrën e kreut të shtetit, Sarkozy është dënuar dy herë nga drejtësia franceze, një herë për korrupsion dhe herën tjetër për përgjime.

Vetë ish-presidenti ka mohuar çdo shkelje, duke i cilësuar proceset gjyqësore të ngritura ndaj tij si hakmarrje politike.

Muajin e kaluar, Sarkozy humbi apelin kundër dënimit të vitit 2021 për korrupsion dhe ushtrim influence. Gjykata e Apelit në Paris mbajti në fuqi dënimin me tre vjet burg të tij, por vendosi se dy vite do të pezulloheshin dhe se pjesën tjetër Sarkozy do ta kalonte në arrest shtëpie, me byzylyk elektronik.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial