Tuesday, July 21, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Bie çatia e një objekti në ndërtim te Porti i Limionit, niset...

Bie çatia e një objekti në ndërtim te Porti i Limionit, niset me helikopter në gjendje të rëndë

Bie çatia e një objekti në ndërtim te Porti i Limionit, niset me helikopter në gjendje të rëndë. Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të hënë në zonën e Limionit, në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë punës.

 

 

Sipas burimeve, Besnik Lika, banues në Sarandë, dyshohet se është zënë nga çatia e një objekti në ndërtim. Ai është transportuar fillimisht në urgjencën e Spitalit të Sarandës, ku mjekët i kanë dhënë ndihmën e parë. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se 44-vjeçari ka pësuar një frakturë të rëndë në zonën torakale të shtyllës kurrizore, me pasojë paralizën e këmbëve, ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.

 

Për shkak të dëmtimeve serioze, është vendosur transportimi i tij me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

 

Ndërkohë, Policia ka nisur veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial