Wednesday, April 24, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Blinin kartëmonedha false në rrjetet sociale dhe i hidhnin në qarkullim, pranga 5 adoleshentëve

5 adoleshentë janë vënë në pranga të policisë në Tiranë, pasi blinin kartëmonedha të falsifikuara në rrjetet sociale dhe i hidhnin në qarkullim duke i përdorur nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në qytetin e Tiranës.

Në kuadër të operacionit të koduar “Money Scam”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:  – E. P., 19 vjeç, E. H., 19 vjeç, L. K., 17 vjeç, Xh. Ç., 17 vjeç dhe A. H., 16 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrimi”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial