E diel, 29 Nëntor, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme nga Saranda Butrinti mposht Këlcyrën 2-0 dhe ngjitet në vendin e tretë, ja rezultatet...

Butrinti mposht Këlcyrën 2-0 dhe ngjitet në vendin e tretë, ja rezultatet dhe klasifikimi

Butrinti mposht Këlcyrën 2-0 dhe ngjitet në vendin e tretë. Rezultatet dhe klasifikimi

Butrinti i Sarandës ka siguruar një fitore të rëndësishme në kampionatin e Kategorisë së Dytë, duke mundur Këlcyrën me rezultatin 0-2. Me këtë sukses, skuadra sarandiote ngjitet në kuotën e 18 pikëve dhe renditet në vendin e tretë të Grupit B.

Në takimin e zhvilluar këtë të diel, më 29 nëntor, në stadiumin “Andon Lapa”, Butrinti kaloi në avantazh në minutën e 27-të me golin e M. Mërkurit, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Në minutën e 67-të, I. Akibu, pas asistimit të A. Kolonjës, realizoi golin e dytë për sarandiotët, duke vulosur rezultatin përfundimtar 0-2.

Kjo ishte fitorja e gjashtë e Butrintit në nëntë ndeshje të zhvilluara gjatë këtij sezoni. Sarandiotët ndodhen vetëm një pikë larg Bylisit B të vendit të dytë dhe katër pikë larg Luftëtarit kryesues, megjithëse kanë zhvilluar një ndeshje më shumë se të dyja skuadrat.

Ndërkohë, Luftëtari fitoi përballjen direkte me Bylisin B me rezultatin 3-0, Devolli mposhti Apoloninë me të njëjtin rezultat, ndërsa Tomori triumfoi 5-3 ndaj Memaliajt.Delvina këtë javë ishte pushim dhe renditet në vendin e nëntë me 5 pikë në 7 ndeshje të zhvilluara.

Shënues: Mërkuri 27′, Akibu 67′.

Formacionet titullare

Këlcyra Butrinti
K. Sulenji (portier) B. Qarri (portier)
S. Ageja S. Culli (kapiten)
V. Meta D. Bregova
P. Teka K. Basha
S. Ebube Christian F. Mounde Ekango
M. Yakubu B. Myderosi
E. Fucija G. Ibrahim
R. Spahiu (kapiten) M. Mërkuri ⚽
F. Lartey Gbebi A. Asllani
E. Skenderi I. Akibu ⚽
N. Qamo A. Kolonja

Rezervat e Butrintit: F. Alinani, E. Gjata, G. Ferreira Buranelli, L. Bajrami, F. Culli, D. Alijaj, A. Thanasi, A. Mendoza Padilla, J. Nanjul dhe I. Batha.

Rezervat e Këlcyrës: R. Allamani, A. Sheme, E. Mala, F. Dori, J. Akhabue, E. Egbamuno, D. Brahimi, R. Ducka dhe D. Jakupi.

Zëvendësimet gjatë ndeshjes

Minuta Futbollisti që hyri Futbollisti që doli
46′ E. Egbamuno S. Ebube Christian
67′ F. Culli M. Mërkuri
68′ J. Nanjul I. Akibu
73′ E. Mala R. Spahiu
75′ D. Brahimi E. Fucija
80′ G. Ferreira Buranelli G. Ibrahim
80′ D. Alijaj A. Asllani
80′ L. Bajrami B. Myderosi
87′ D. Jakupi E. Skenderi
88′ J. Akhabue F. Lartey Gbebi

Kartonët e verdhë: Meta 25′, Fucija 69′, Ageja 78′ (Këlcyra); Mounde Ekango 71′, Ferreira Buranelli 85′ (Butrinti).

Stafi i Butrintit: Artan Mecani, Agron Halili, Blerim Sinojmeri dhe Viktor Selfo.

Stafi i Këlcyrës: Robert Spahiu, Aurel Cicolli dhe Thoma Coli.

Arbitrat: Olgert Nuhi, Dejvi Tafaj dhe Darien Isufaj.

Klasifikimi i Kategorisë së Dytë – Grupi B

Nr. Skuadra NL F B H P
1 AF Luftëtari 8 7 1 0 22
2 Bylis B 8 6 1 1 19
3 Butrinti 9 6 0 3 18
4 Maliqi 7 5 1 1 16
5 Tomori 8 4 1 3 13
6 Devolli 9 3 2 4 11
7 Apolonia 8 3 1 4 10
8 Albpetrol 8 2 1 5 7
9 Delvina 7 1 2 4 5
10 Këlcyra 8 1 0 7 3
11 Memaliaj 8 1 0 7 3

NL – Ndeshje të luajtura, F – Fitore, B – Barazime, H – Humbje, P – Pikë.

Me gjashtë fitore dhe 18 pikë të grumbulluara, Butrinti mbetet në garën për vendet e kreut të klasifikimit, ndërsa kampionati vijon të jetë i hapur. Saranda Web

Burimi: Saranda Web
Lexoni artikullin origjinal në SarandaWeb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial