Thursday, February 22, 2024
spot_img

“ÇMONTOHET” KARTELI GREKO-SHQIPTAR I DROGËS, SEKUESTROHET 1 TON HASHASH ME VLERË 4 MLN EURO

Një bashkëpunim i anëtarëve të kartelit shqiptar të drogës me trafikantë dhe tregtarë grekë rezultoi në krijimin e një organizate kriminale që financonte, kultivonte dhe trafikonte kanabis në të gjithë vendin.

Prokuroria e Narkotikëve e Sigurimit të Atikës arriti të “shkatërrojë” bandën, të lokalizojë plantacionin e fshehtë në një pjesë të thellë të Ilisë dhe të konfiskojë pothuajse një ton hashash, vlera e të cilit i kalon 4 milionë euro. Nëpërmjet dosjes së zbuluar nga protothema.gr, shpaloset e gjithë veprimtaria e bandës.

Struktura organizative dhe rolet ishin të qarta.

Një 30-vjeçar shqiptar kishte marrë përsipër financimin dhe kultivimin e fidanëve të kanabisit dhe, përveç kësaj, gjetjen e fuqisë punëtore të nevojshme, koordinimin dhe furnizimin për kultivimin dhe vjeljen e kanabisit.

Një grek 50-vjeçar kishte marrë përsipër financimin dhe kultivimin e  fidanëve të kërpit dhe gjetjen e mjeteve për të lehtësuar transportin e fuqisë punëtore dhe të furnizimeve në vendin e plantacionit.

Një 56-vjeçar grek kishte marrë përsipër mbikëqyrjen dhe kontrollin e plantacionit, korrjen e kërpitgjetjen e mjeteve të përshtatshme si dhe ruajtjen e sasive të kërpit për trafikim të mëtejshëm.

Djali i 56-vjeçarit grek, 26 vjeç, kishte marrë përsipër ruajtjen e sasive të kanabisit për trafikim të mëtejshëm.

Një shtetas 49- vjeçar kishte marrë përsipër monitorimin e objektit dhe marrjen e masave paraprake.

Pesë personat e mbetur, të gjithë shtetas shqiptarë, kishin marrë përsipër kultivimin e fidanëve të kanabisit dhe vjeljen e tij.

Saranda Web

Please follow and like us:
fb-share-icon
LAJMET E FUNDIT

MË TË LEXUARAT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial