Saturday, April 20, 2024

SARANDA NEWS

spot_img
BallinaLajme Saranda NewsPolitikëÇuçi sherr me banorët: Çohu se do ikim, nuk bëhet ky takim...

Çuçi sherr me banorët: Çohu se do ikim, nuk bëhet ky takim këtu

Është zbardhur i plotë, debati mes ministrit të Bujqësisë, Bledi Çuçi dhe kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në fshatin Izvor, Yzeir Malkaj. Jugu News shkruan se gjithçka ka ndodhur dy ditë më parë në këtë fshat.

Sipas të njëjtit burim, Çuçi ka folur në lidhje me investimet e bëra në fshat, në rrugë dhe në shkolla, duke hasur në kundërshtinë e Malkajt. Dhe ky ka qenë edhe momenti kur ka nisur i gjithë debati mes tyre.

Malkaj ka kërkuar llogari për rrugën, ndërsa Çuçi i ka thënë se rruga është e mirëndërtuar dhe e salduar. Me ndërhyrjen e kryebashkiakut të Memaliajt ka ndryshuar gjithçka dhe ministri i është kthyer Malkajt: Qenke i Monës ti?

Më pas ka mbledhur shoqëruesit dhe është larguar.

Debati i plotë

Yzeir Malkaj: Cfare rruge ke bere ti? Po ste vjen turp per keto qe thua? Ti ke bere vetem 1 km rruge.

Bledi Cuci-Jo kemi bere 11 km rruge.

Yzeir Malkaj–Ti ke dhe syze qe te placin gavot. A e pe mire se ti nuk di te numerosh mbase, por po ta perseris qe ti ke bere 1 km rruge qe nga Danaj deri ne Izvor. Ndersa ato km qe na i nxore jane qe lidhin tre njesi Administrative. Ckujton ti ke do genjesh ti? I pandeh njerezit milingona? Perse vjen ketu ti ? Apo ke ardhur me ate deshtakun (drejton gishtin nga Laert Duraj) dhe me kete qe eshte i emeruar prej teje (drejton gishtin nga Gjolek Gucaj kryetar i emeruar i Bashkise Memaliaj) dhe kerkon te besh shoë? Turp te te vije.

Bledi Cuci–Shiko ketu ti….

Yzeir Malkaj: Po leri keto shiko ketu, e pe qe rrugen e re qe thua e ke te salduar? Une jam gati 60 vjec dhe saldime ne asfalt nuk kam pare vecse ne kete qe ti e quan rruge. 

Bledi Cuci–Ku eshte kjo rruge e salduar, ca po thua? 

Yzeir Malkaj–Ja e shikon? Megjithese ke 4 sy ende ngelesh miop nga pamja. Sta kane treguar keta qe ke marre me vete ti? Po shkollen e Izvorit qe pikon nga shiu qe cbie jashte bie brenda e di ti apo jo? 

Bledi Cuci–Jo per kete skam informacion.

Yzeir Malkaj–Ja e shikon, cfare deputeti je ti qe ske asnje informacion per kete fshat dhe vjen ketu e gjen keta pensioniste qe nuk kane si te shtyjne kohen se te tjeret te kane bere ate qe nuk thuhet ty dhe Rilindjes.

Ndërhyn Gjolek Gucaj kryetari i emeruar i Bashkise Memaliaj: Ti je i LSI cdo ketu?

Yzeir Malkaj: Po ti je kukull ne duart e ketij dhe i pavotuar sepse skishe kandidat. Pastaj une nuk u erdha ne pragun e Riindjes por ne sheshin e fshatit aty ku nuk po e mbushni dot. 

Bledi Cuci– Ahaa ti qenke i LSI, i Mones ë? 

Yzeir Malkaj: Me Monen po je burre eja ketu ne fushate dhe vihu perballe se do ta shikosh me vote se ku do perfundosh.

Bledi Cuci– Une po iki. Ketu nuk behet me ky takim. Eja te ikim (Mbledh shoqëruesit dhe largohet)

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Recent Comments

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial