Monday, April 22, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Pas Presidencës, Trump mund të “humbë” edhe gruan

Ish-Presidenti i Amerikës, Donald Trump pasi ka humbur zgjedhjet presidenciale ka gjasa që të humbë edhe bashkëshorten, Melaninë. Sipas mediave ndëkombëtare Melanie Trump në 2016 nuk priste që Donald të fitonte në zgjedhje, dhe se mos hyrja e saj në Shtëpinë e Bardhë, 5 muajt e parë të qeverisjes ndodhi pasi ajo po negocionte një marrëvedhje që djali i saj, Barron të marrë një pjesë të barabartë të pasurisë së Trump pas martesës.

Ish-ndihmësja e Melanie, Stephanie Wolkoff tha se cifti flinte në dhoma të ndara dhe se kësaj martese i kishte ardhur fundi. Një ndihmës tjetër u shpreh se  Melanie mezi po priste kohën që Presidenca e tij të përfundojë dhe të divorcohej nga ai.

 “Melania po numëron çdo minutë derisa ai të dalë nga zyra dhe ajo të mund të divorcohet. Nëse Melania do të përpiqej të bënte poshtërimin e fundit dhe të largohej ndërsa ishte në detyrë, ai do të gjente një mënyrë për ta ndëshkuar atë“, tha ajo.

Ndërkohë që Melanie krahas këtyre fjalëve dhe momenteve të ngurta që ka treguar në publik me Trump pretendon se ka një marrëdhënie të mirë me të.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial