Ballina Lajme Saranda News Covid-19 mbyll shkollën 9-vjeçare, mësimi do të zhvillohet online

Covid-19 mbyll shkollën 9-vjeçare, mësimi do të zhvillohet online

Shkolla ‘Koto Hoxhi’ në Gjirokastër është mbyllur për shkak të numrit të lartë të mësuesve të infektuar me Covid-19. Tashmë, mësimi për nxënësit e kësaj shkolle, do të zhvillohet online, që nga dita e hënë. Kjo procedurë, siç u është bërë me dije edhe vetë nxënësve përmes një mesazhi, do të vijojë deri në një njoftim të dytë nga shkolla.

Shumë mësuese në këtë shkollë kanë rezultuar me Covid-19 dhe një pjesë tjetër janë futur në karantinë, pasi po presin përgjigjen e tamponit. Edhe shumë prej nxënësve, vijnë nga familje që kanë person të infektuar me koronavirus.

Për këto arsye, mësimi do të zhvillohet online, ndërsa shkolla do të dezinfektohet.

Njofitmi: Në shkollën tonë disa mësuese kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe një pjesë tjetër janë në pritje të përgjigjes, pasi kanë bërë tamponin. Në klasa, një numër i konsiderueshëm nxënësish vijnë nga familje, ku kanë familjarë pozitiv ndaj Covid 19. Ditën e hënë, ambjentet e shkollës do të dezinfektohen. Për këto arsye, nga ana ime si drejtues i shkollës u kërkua zhvillimi i mësimit në distancë (online) duke filluar nga dita e hënë deri në një njoftim të dytë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nxënësve të shkollës.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Shqipëri, deri më tani kanë humbur jetën 559 persona dhe 11 mijë e 555 janë të sëmurë aktivë. 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial