Sunday, April 28, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Dhunohet e moshuara në Gjirokastër, I vranë burrin 3 vjet më parë

Një e moshuar është dhunuar barbarisht gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Palokastër të Gjirokastër.
Me të nxira në kokë e trup, e shtruar në spital,75-vjeçarja Dhespina Qano ka rrëfyer të gjithë skenën se si ka ndodhur, teksa thotë se ka dyshime që autor ka qenë personi që i ka vrarë burrin tre vite më parë.

“Më kanë rrahur. I dhashë vajzës ilaçet dhe telefonit dhe u shtriva, kur u shtriva pash që u hap dera dhe thashë që më doli vajza, por e pashë vajzën te vendi. Pastaj u hap dera prapë dhe më qëlloi. Më qëllonte me forcë të madhe, bau bau sa u mbush shtëpia gjak. I thashë ik se më vrare, ç’të kam bërë, nuk kam gjë që të të jap. Filloi me shqelma. E pashë që rrobat i kishte të ashpra, më qëlloi, thirra fqinjin, i thashë hajde se më vranë. Vajza flinte gjumë. Unë nuk kam hasmëri, vetëm burrin që më kanë vrarë para 3 tjetër. Kanë para dhe kanë mbyllur si çështje. Mirë që s’më therën me thikë”, tha e moshuara.

Gazetari i Report Tv, Piro Nase raporton se deri më tani janë shoqëruar në polici 5 persona, mes tyre edhe 2 të dyshuarit kryesor të cilët sipas 75-vjeçares janë autorë të dhunimit.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial