Thursday, April 25, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Dhunohet ish-zyrtari, dy të maskuar e rrahin me leva kokës

Ish-shefi i Prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Nexhat Krasniqi, ka përfunduar në spital mbrëmjen e kaluar si pasojë e lëndimeve të rënda që mori pasi është dhunuar nga dy persona.

Gazeta Sinjali shkruan se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:20 në Brezovicë, ku Krasniqi kishte zgjedhur t’i kalonte ditët e fundjavës. Ai është përballur me dy persona të maskuar të cilët e kanë sulmuar me leva në kokë.

Krasniqi është dërguar me urgjencë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtërpcë, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore, por që më pas për shkak të gjendjes së rëndë, është transportuar për në spitalin rajonal në Ferizaj për të kryer ekzaminimet e tjera.

Për rastin është njoftuar edhe Policia e hetimet kanë nisur, por deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial