Digjet një automjet në orët e para të mëngjesit, Policia në kërkim të autorëve

Sarandë/ Digjet një automjet në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 4, Policia në kërkim të autorëve

Sarandë/ Digjet një automjet në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 4, Policia në kërkim të autorëve

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, duke shkaktuar dëme materiale.

 

 

Sipas informacionit paraprak të referuar nga Policia, zjarri ka rënë në një automjet të parkuar, në pronësi të shtetasit A. P. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa mjeti ka pësuar dëmtime si pasojë e flakëve.

 

Autoritetet bëjnë me dije se po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të mundshëm.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon