Wednesday, March 13, 2024
spot_img

Dogji të gjallë gjyshen dhe nipin, shqiptari ekstradohet në Greqi

Në orët e para të mëngjesit të datës 30 nëntor 2015, 36-vjeçari shqiptar, i quajtur Ledjon Brakaj hyri në shtëpinë e një 71-vjeçareje në fshatin Asomati të Aeginas me disa të tjerë për të grabitur, ndërsa vrau dy persona.

Shqiptari goditi me grusht të moshuarën dhe nipin e saj 44-vjeçar për t’i detyruar të tregonin se ku i kishin fshehur sendet me vlerë, ndërsa më pas i dërguan në një dhomë ku i dogjën të gjallë.

Mediat malteze kanë publikuar video nga ekstradimi i Ledjonit.

Sipas policisë, kur hyri për të grabitur shtëpinë, ai fillimisht goditi me grusht një grua që ishte brenda dhe më pas nipin e saj.

Pastaj, i mbuloi me rroba dhe i dogji të gjallë.

Shqiptari u kap në 19 gusht në Maltë pas një urdhër arresti ndërkombëtar dhe me procedura të përshpejtuara u dërgua në Greqi ku edhe do të përballet me akuzat.

Please follow and like us:
fb-share-icon
LAJMET E FUNDIT

MË TË LEXUARAT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial