Saturday, May 11, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Donald Trump: Osama bin Laden është ende gjallë, vrasja ishte një sajesë nga Obama

Presidenti amerikan Donald Trump ripostoi në llogarinë e tij zyrtare një deklaratë të grupit të konspiracioneve QAnon duke shkaktuar shumë reagime.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar  se Osama bin Laden, kreu i grupit terrorist al-Kaeda është ende gjallë dhe se operacioni për vrasjen e tij në Pakistan, ishte një sajesë nga administrata e Barack Obamës.  Trump ripostoi në llogarinë e tij zyrtare një deklaratë të grupit të konspiracioneve QAnon duke shkaktuar shumë reagime.

“Ky ishte opinioni i dikujt dhe unë po e ripostoj. Njerëzit le të vendosin vetë. Unë bëj shumë ripostime,”– tha Trump për postimin e tij gjatë një interviste me rrjetin NBC.

Por përgjigjia iu dha nga Robert O’Neill, një ish-marins dhe pjesë e ekipit “Seal” që vranë Bin Ladenin në sulmin e vitit 2011.

“Disa burra të guximshëm shkuan atje për të vrarë Osama bin Laden. Ne na e dha urdhrin presidenti Obama. Ai që vramë nuk ishte një sozi. Faleminderit zoti President,”- tha O’Neill.

Osama bin Muhammad bin ‘Aëad bin Laden lindi më 10 mars të vitit 1957, u vra nga forcat speciale amerikane më 2 maj 2011 ne Pakistan. Më pas trupi i tij u hodh në det për të mos pasur asnjë varr.  (k.m/dosja.al)

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial