Monday, June 8, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Drejtonte mjetin i droguar, i riu përfundon me makinë në oborrin e...

Drejtonte mjetin i droguar, i riu përfundon me makinë në oborrin e banesës

Një drejtues automjeti është ndaluar nga policia pasi i jepte makinës nën efektin e drogës. I riu R.M., humbi kontrollin e ‘Audit’ të tij dhe doli nga karrexhata duke përfunduar në oborrin e një banese private.

Ai manifestoi sjellje të dyshimta përpara punonjësve të policisë dhe nga verifikimi me drogtestuesin rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC si dhe në gjendje të dehur, sipas policisë.

Ndërkohë u bë kapja e tij menjëherë në flagrancë për veprën penale ‘Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt’.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial