Monday, May 13, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

DREJTORESHA E ARKEOLOGJISË REFUZON TË PËRGJIGJET PËR ROLIN QË DO TË KENË NË BUTRINT

Drejtoresha e Kërkimeve Arkeologjike, Belisa Muka refuzoi të përgjigjej lidhur me rolin që do të ketë institucioni që ajo drejton, në marrëveshjen e re për menaxhimin e Parkut të Butrintit.

E pyetur në emisionin ‘Sot’, nëse marrëveshja për Butrintin cenon punën e Institutit të Arkeologjisë apo se çfarë e ka penguar deri tani këtë institut të kryejë gërmime në Butrint, Muka bëri një parantezë të gjatë të përbërjes së institutit dhe funksionit të tij, duke refuzuar të përgjigjet.

Më tej, Muka ka lënë bisedën në mes duke shkëputur lidhjen me emisionin.

Parku Kombëtar i Butrintit pritet të administrohet nga një fondacion që do të krijohet në bashkëpunim të qeverisë shqiptare me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

VIDEO

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial