Saturday, April 20, 2024

SARANDA NEWS

spot_img
BallinaBOTA“Dua të di të vërtetën”/ Vajza 12-vjeçare u gjet e pajetë, babai...

“Dua të di të vërtetën”/ Vajza 12-vjeçare u gjet e pajetë, babai ngre pyetjen tronditëse

Dua të di të vërtetën: nëse është një lojë që përfundoi keq apo nëse njerëz të tjerë kanë ardhur këtu që ata lënduan fëmijën tim”, ka deklaruar babai i 12-vjeçares së pajetë të premten e kaluar në kopshtin e banesës së saj në zonën Conegliano.

Prokuroria e Trevisos urdhëroi nisjen e hetimeve për vdekjen e të miturës shqiptare, por në dosje ende nuk është ngritur asnjë hipotezë, ajo e vrasjes apo e vetëvrasjes.

I ati i 12-vjeçares u shpreh: “Nuk mendoj se është bullizëm, ajo ishte e lumtur dhe nuk ka pasur telefon. Unë nuk akuzoj askënd: dua të vërtetën ”.

Tragjedia ndodhi pasditen e së premtes, më 16 shtator, në kopshtin e shtëpisë në Conegliano, qyteza ku ishte shpërngulur pak muaj më parë vajza 12-vjeçare me familjen e saj shqiptare.

Dhe më 12 shtator, vetëm katër ditë para ngjarjes tragjike, ajo kishte nisur shkollën në një qytet në zonën e Coneglianese. Ajo kishte shkuar nga Shqipëria në Itali disa muaj më parë.

Çfarë ndodhi

Pasditen e së premtes vajza ishte në shtëpi me familjarët e saj. Ajo doli në kopsht për të luajtur me vëllain e saj të vogël dhe një mik tjetër.

Trupi i saj u gjet i pajetë pranë një peme. Dyshimet më të forta janë se 12-vjeçarja mund të ketë vrarë veten, për shkak se ka kaluar depresion të rëndë pas shpërnguljes nga Shqipëria.

Vajza nuk fliste italisht, një arsye tjetër që mund të ketë rritur këtë ndjenjë izolimi. As fillimi i shkollës dhe as njohja me miqtë e rinj s’kanë mundur t’ja largojnë këtë.

Hetimet do të hedhin dritë mbi misterin rreth ngjarjes së tmerrshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Recent Comments

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial