Saturday, June 13, 2026
spot_img
Home BOTA Dy vëllezërit sulmohen me thikë, njëri niset me helikopter në spital

Dy vëllezërit sulmohen me thikë, njëri niset me helikopter në spital

Dy vëllezër shqiptarë janë sulmuar me thikë ditën e sotme në Lignano Sabbiadoro, Itali.

Mediat italiane raportojnë se dy vëllezërit janë njëri i vitit 1994, tjetri i vitit 1996 me origjinë shqiptare dhe me banim në Fiume Veneto.

Më i madhi u transportua me helikopter në spitalin Santa Maria della Misericordia në Udine pasi u plagos rëndë në bark ndërsa tjetri u trajtua në pikën e ndihmës së parë pas një plage në kokë.

Të rinjtë kanë qenë duke ecur përgjatë rrugës bregdetare kur janë sulmuar nga një i ri i cili me thikë në dorë i ka sulmuar dhe plagosur.

Policia italiane ka identifikuar dhe arrestuar autorin e ngjarjes.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial