Friday, April 19, 2024

SARANDA NEWS

spot_img
BallinaBOTA"E ndihmova, i shtyva karrigen", një greke e përfshirë në vαrjen e...

“E ndihmova, i shtyva karrigen”, një greke e përfshirë në vαrjen e tij! Gruaja e tij shqiptare i merr paratë dhe niset drejt vendlindjes

Një 47 vjeçare po merret në pyetje nga autoritetet greke si e përfshirë në vdekjen e një kontabilisti grek

Siç shkruajnë mediat greke, 50-vjeçari u gjet i varur mbrëmjen e djeshme në apartamentin e tij në Moschato, por ajo që në dukje ngjante vetëvrasje kishte shumë detaje të dyshimta. Kamerat e sigurisë kishin fiksuar një grua e cila kishte mbërritur në banesën e tij pak para se të ndodhte ngjarja.

Gruaja ka deklaruar në polici se 50 vjeçari i kishte rreth 200 mijë euro borxh dhe se ata njiheshin prej 10 vitesh. 47-vjeçarja sipas mediave greke kishte punuar më parë në një hotel e vitet e fundit punonte në një dyqan lulesh në Athinë.

Ndërkohë sipas ERT-së, të shtunën e kaluar persona që kishin investuar para tek ai kanë shkuar në dyqanin e 50-vjeçarit në Kallithea dhe e kanë rrahur. Në vendngjarje është thirrur edhe policia.

Gruaja u pohoi oficerëve se në takimin e saj të fundit me kontabilistin ai kishte qenë i dëshpëruar pasi nuk kishte ku të gjente paratë e marra borxh nga investitorët.

Gjatë takimit, sipas 47-vjeçares, ka ndodhur një përleshje,  gjatë së cilës, siç pretendon ajo, 50-vjeçari ka marrë një kordon dhe ka kërcënuar se do vriste veten.

“Nuk duroj dot më, do vras veten”-i ka thënë ai gruas.

Më pas ajo i kishte tërhequr një karrige pranë duke e nxitur 50 vjeçarin t’i jepte fund jetës së tij.

 “E ndihmova, i shtyva karrigen ”-tha ajo.

Sipas të njëjtave informacione, bashkëshortja e 50-vjeçarit, me origjinë nga Shqipëria, ka pasur akses në llogaritë e tij bankare, ka tërhequr para dhe është larguar për në Shqipëri.

Babai i dy vajzave ishte llogaritari 50- vjeçar i cili u gjet i varur në banesën e tij, mbrëmjen e së hënës, në Moschato. Hetimet për 50-vjeçarin e varur dhe rrethanat e vdekjes së tij janë në zhvillim. Policia po tenton të bashkojë copat e “puzzle”-it, pas rrëfimit të 47-vjeçares, i cili ishte e pranishme kur policia trokiti në derën e pallatit të saj në rrugën Grammou. saranda news

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Recent Comments

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial