Monday, June 8, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet “E pyesja gruan nëse fëmijët janë të mitë apo të nipit, shtirej...

“E pyesja gruan nëse fëmijët janë të mitë apo të nipit, shtirej si e sëmurë”, burri kërkon ADN-në

Harilla deklaron në “Shihemi në Gjyq” se djali i vëllait të gruas i ka thënë se fëmijët i përkasin atij. Pra sipas kësaj deklarate, Harilla e akuzon gruan se ka patur marrëdhënie me nipin e saj duke sjellë në jetë tre fëmijë.

Me shumë këmbëngulje, Harilla kërkon në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ADN-në e fëmijëve. Ai thotë se e ka pyetur gruan për fjalët që i ka thënë nipi i saj, por ajo është shtirur si e sëmurë.

VIDEO https://youtu.be/JPoxBgzAQcU

 

Harilla: Unë i kam vënë një unazë gruas.

Eni Çobani: Po shumë mirë që ia ke vënë.

Harilla: Ia hoqa unazën. E kam çuar gruan tre herë te urgjenca.

Eni Çobani: Kur e hoqe?

Harilla: Pra dy vjetësh e hoqa unazën unë.

Eni Çobani: Unazën tënde apo unazën e gruas?

Harilla: Ajo çfarë bënte, bënte “ooo”, gjoja si e sëmurë. E kam çuar tre herë te urgjenca, i mora  raport te mjeku i lagjes. I thashë unë ej, po më bën kështu gruaja. “Bën vetë ajo”, tha.

Ardit Gjebrea: Kush të tha bën vetë?  Doktori?

Harilla: Doktori.

Ardit Gjebrea: Si të tha?

Harilla: Tha “bën vetë ajo për të mbuluar këto”.

Ardit Gjebrea: Po doktori ku e dinte?

Harilla: E kemi andej nga anët tona. Ia mora, i ka avokati të gjitha ato, ia çova avokatit.

Eni Çobani: Po mirë doktori ka parë edhe vazhdimësinë e barrave të saj?

Harilla: E kam çuar tre herë te urgjenca unë gruan. I vinte serumin, ajo bënte sikur…

Ardit Gjebrea: Ka patur fjalë nëpër fshat që fëmijët mund të mos ishin të tutë?

Viktor:  Jo.

Harilla thotë se “nuk e di se çfarë ka bërë halla me nipin”. Sipas tij, gruaja nuk i ka kthyer asnjëherë një përgjigje për pyetjen nëse deklarata e nipit të saj është e vërtetë.

Ardit Gjebrea: Më fal se më vjen një pyetje e natyrshme. Ai ty këtë fjalë ta tha në sy të fëmijëve. Po gruaja ishte aty?

Harilla: Jo, s’ishte gruaja aty.

Ardit Gjebrea: Po mirë, ti nuk e pyete gruan?

Harilla: E pyeta gruan. Ajo çfarë bëri, ia bëri ëëë, e mora vëllai jot, e çova te urgjenca, vajti serumi kaq atje, sikur… moj çfarë, je gjë e sëmurë ti i thashë unë. Me të drejtë të Zotit unë, mora rekomandimin, “s’jam sëmurë unë” tha të nesërmen. Ou!

Ardit Gjebrea: Po ti e pyete prapë?

Harilla: E pyeta, “s’jam sëmurë” tha.

Ardit Gjebrea: Jo, jo, jo s’jam sëmurë, a e pyete për fëmijët prapë.

Harilla: Moj e pyeta, i thashë pse të më thotë Mondi, pse të më thotë këtë llaf, më vret mua.

Ardit Gjebrea: Po çfarë tha ajo?

Harilla: Ëëë, bënte si e sëmurë, e çova te urgjenca.

Eni Çobani: Pra s’ta ka kthyer këtë përgjigje asnjëherë?

Harilla: Asnjëherë./tvklan.al

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial