Friday, May 17, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Shpërthen në flakë një skaf në det, tre persona të zhdukur (VIDEO)

Tre turistë britanikë janë zhdukur pas zjarrit në bordin e një varke gjatë një lundrimit në Detin e Kuq Egjiptian. Njëzet e katër persona të tjerë, përfshirë 12 britanikë, u shpëtuan nga anija, e quajtur Uragani, e cila ndodhej në brigjet e Marsa Alam, thanë autoritetet.

Zjarri që shpërtheu në orën 06:30 me orën lokale, ishte për shkak të një defekti elektrik. Varka ishte nisur nga Port Ghalib më 6 qershor dhe do të kthehej të dielën. Autoritetet lokale thanë se në bord ishin 15 pasagjerë britanikë së bashku me 10 anëtarë të ekuipazhit dhe dy udhërrëfyes.

Të gjithë ata që u shpëtuan janë në gjendje të mirë shëndetësore.  Deti i Kuq është një vendpushim popullor për udhëtime zhytjeje.

“Ky është vërtet një lajm i keq për industrinë e turizmit,” tha korrespondentja e BBC News Sally Nabil. “Ata varen nga turizmi, veçanërisht turizmi britanik.”

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial