Monday, April 29, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

“E thirrën për të dalë dhe e qëlluan për vdekje”/ Kush e nxori në pritë viktimën?

Shkodra u trondit sërish pasditen e së premtes, pasi një person u ekzekutua me armë pranë banesës së tij.

Bëhet me dije se 57-vjeçari Ismet Çekorja, është thirrur nga dikush për të dalë nga shtëpia, dhe sapo ka dalë është ekzekutuar.

Nuk ka ende informacion nëse personi që e ka thirrur është edhe ekzekutori i tij.

Ndërkohë që policia ende nuk e ka identifikuar autorin e kësaj ngjarjeje. Ismet Çekorja është babai i Bajrma Çekorjas, i cili është shpallur në kërkim pasi akuzohet se është një nga autorët që i bënë atentat Alban Bruçit mbrëmjen e 25 gushtit.

Lidhur me atë ngjarje 57-vjeçari Ismet Çekorja, do të deklaronte katër ditë më parë se i biri nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.

Saranda News

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial