Ballina Lajme Saranda News EMRI/ Në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, kapet 53-vjeçari

EMRI/ Në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, kapet 53-vjeçari

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mazhar”.

Operacion i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vlorë dhe Stacioni i Policisë Selenicë, mbështetur dhe nga Forca e Posaçme “Shqiponja”.

I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga strukurat e lartpërmendura, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, është organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor i koduar “Mazhar”, në kuadër të të cilit, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Baki Mustafaraj, 53 vjeç, banues në fshatin Mazhar, Kotë, Vlorë.

53-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 3 vite burgim, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Ky shtetas, në vitin 2014, ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, në fshatin Mazhar, Kotë.

Saranda News

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial