Tuesday, July 21, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Erdhën me motor dhe qëlluan 9 herë me pistoletë, autorët mund të...

Erdhën me motor dhe qëlluan 9 herë me pistoletë, autorët mund të jenë larguar me skaf

Erdhën me motor dhe qëlluan 9 herë me pistoletë, autorët mund të jenë larguar me skaf. Dyshohet se autorët, të cilët ishin me një motorr, të maskuar dhe me skafandra, kanë ardhur nga rruga Mit’hat Hoxha nga stadiumi në drejtim të portit.

 

 

Ata kanë ndaluar përpara biznesit dhe kanë qëlluar drejt Thimjo (Sandri) Rubati 9 herë me armë pistoletë 9 mm dhe më pas janë kthyer përsëri për t’u larguar nga edhe erdhën. Ata janë larguar nga vendngjarja drejt zonës së plazheve në zonën e Baba Rexhepi dhe se mund të jenë larguar më pas me skaf. Policia ende nuk e ka gjetur motorrin e përdorur nga autorët.

 

50-vjeçari ka qenë në gjendje të vetëdijshme pas sulmit, por nuk ka mundur të identifikojë autorët, pasi ka deklaruar se nuk ka njohur personat që e qëlluan.

Forcat e policisë kanë vijuar kontrollet gjatë gjithë natës dhe kërkimet vazhdojnë ende për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.

 

Sandri Rubati është goditur me 3 plumba dhe është transportuar drejt spitalit në Janinë ku po merr mjekimin. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial