Tuesday, May 14, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

“Flirti” që solli vdekjen e tre personave/ Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë

Ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e të mërkurës në qytetin e Klosit, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe të plagosur 2 të tjerë, i ka tronditur të gjithë. Ngjarja dyshohet se ka nisur për shkak të një komunikimi mes dy të rinjve gjimnazistë në rrjetet sociale. I ati i vajzës ka zbuluar këtë komunikim dhe kërkoi të takonte djalin, së bashku me babain e tij për të zgjidhur këtë situatë, takim ky që rezultoi tragjik.

Për të folur për këtë ngjarje ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, gazetari Merin Maçi, i cili tregoi se familjet nuk kishin pasur konflikte të mëparshme, gjithçka nisi kur i ati i vajzës zbuloi komunikimin e dy të rinjve në rrjetet sociale. Sipas tij, kur babai i vajzës u takua me babain e djalit, i kërkoi këtij të fundit “të mbeteshin miq”, duke nënkuptuar një fejesë të mundshme mes të rinjve. I ati i djalit, për shkak të thashethemeve që qarkullonin nuk ka pranuar, gjë shkaktoi të gjithë tragjedinë.

Merin Maçi:

Gjithçka ka nisur tre ditë më parë kur i ati i vajzës është vënë në dijeni për këto ngacmime dhe i është drejtuar vajzës duke i kërkuar llogari lidhur me këto biseda që shkëmbente me viktimën Kenado Shira 17-vjeç. Nga ky moment, aty ka patur disa biseda të cilat në fakt kanë qenë ngacmuese dhe nuk kanë patur materiale siç është pretenduar materiale shantazhuese, por vetëm biseda që ndoshta mund të kenë prekur anën emocionale të vajzës, por që kanë ndikuar më pas edhe te i ati i saj. Kjo ka qenë pikënisja e një ideje nga i ati i vajzës për t’u ballafaquar me të riun dhe babain e tij. Këto tre ditë vajza nuk ka qenë prezente në shkollë për të shmangur kontaktet me të riun të cilin e kishte në gjimnaz.

Dy ditë më parë, i ati i vajzës, përmes vëllezërve të tij ka rënë në kontakt me familjen Shira dhe familjen Hasula, për të sqaruar pikërisht këto ngacmime që kishin ardhur përmes rrjeteve sociale nga dy të rinjtë. Gjithçka ka ndodhur në ambientet e jashtme të një bar-kafeje. Prindërit janë sqaruar me njëri-tjetrin dhe kur gjithçka dukej e përfunduar dhe e sqaruar siç duhej, i ati i vajzës i ka kërkuar të atit të Kenado Shirës, që të bëheshin miq, që marrëdhënia e dy të rinjve të konsolidohej.

Rudina Magjistari: A pra që të kishte një lidhje mes tyre?

Merin Maçi: Po që të kishin një lidhje. Kjo ndoshta për shkak të zonës së vogël që është atje dhe numrit të vogël të popullsisë, kishte zëra për marrëdhënia e tyre.

Rudina Magjistari: Pra babai i vajzës ka kërkuar një fejesë apo një zyrtarizim të lidhjes së tyre.

Merin Maçi:
Për shkak të moshës së mitur të djalit të tij, por edhe për shkak të zërave që qarkullonin thuajse në të gjithë qytezën e Klosit i ati i djalit konkretisht Ilir Shira ka refuzuar një kërkesë të tillë dhe kjo duket se nuk është pranuar nga i ati, autor i dyshuar i ngjarjes Fiqiri Mjeshtri.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial