Ballina Lajme Saranda News VIDEO/ Aksident horror në garën me makina, nipi i Michael Schumacher thyen...

VIDEO/ Aksident horror në garën me makina, nipi i Michael Schumacher thyen shtyllën kurrizore

David Schumacher, nipi i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, ka pësuar një aksident të frikshëm në garat me makina. Fundjavën e kaluar, në eventin e mbajtur në Gjermani, David u përplas me Thomas Priening në xhiron e gjashtë të garës duke përfunduar më pas edhe te barrierat mbrojtëse.

Makina e 20 vjeçarit që merr pjesë në Formula One shpërtheu në flakë, teksa për fat piloti doli nga makina. Gara u ndal dhe piloti u dërgua me urgjencë në spital. Dëmtimin në shtyllën kurrizore e ka konfirmuar e ëma e 20 vjeçarit nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale. David nuk ka nevojë për operacion, teksa do qëndrojë jashtë për gati 6 javë. Pas dëmtimit të Michael dhe gjendjes së tij në koma prej vitesh, një tjetër pjesëtar i familjes Schumacher pëson aksident të frikshëm në sport.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial