Monday, May 13, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

“Më ka zhveshur djalin dhe e ka ngacmuar,” 40-vjeçari hedh poshtë akuzat: Më varni në mes të fshatit po pata faj

Reagon 40-vjeçari D. M., i akuzuari për ngacmim të një djali me probleme të shëndetit mendor në Korçë. Ai ka hedhur poshtë akuzat që janë hedhur ndaj tij dhe është shprehur se është gati që të hetohet nga policia.

Ai thotë se është baba i tre fëmijëve dhe se ata kanë frikë që të dalin nga shtëpia sepse ata që e akuzojnë i godasin me gurë.

Nuk pranoj asnjë prej akuzave, komshinjtë e mi kanë probleme mendore, jam gati të vijë policia dhe të hetojë gjithçka. Në rast se vërtetohet edhe gjëja më e vogël mund të më varni në mes të fshatit. Më është dëmtuar imazhi, jam babai i tre fëmijëve që kanë frikë të dalin nga shtëpia sepse ajo familje i godet me gurë. Turp për policinë e cila nuk merr masa dhe dëmton imazhin e një njeriu të thjeshtë si unë.”

Në mbrojtje të tij kanë dalë banorët e fshatit të cilët në shenje proteste janë shprehur se ai nuk është problematik.

“D. është një djalë i mirë, nuk është fare problematik dhe nuk ka bërë asgjë nga këto që thotë ajo familja. Ajo familje është e shkatërruar dhe me probleme mendore. Kërkojmë që të zbardhjet ngjarja, për këtë arsye jemi të gjithë këtu në mbështetje të Dionisit.”

Sot, ishte Ativie Qazimllari, e cila akuzoi komshiun e saj se ky i fundit ka rrahur dhe abuzuar seksualisht me djalin e saj me probleme të shëndetit mendor. Për mediat,ajo tha se 40-vjeçari në mënyrë periodike ka ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj tyre dhe se rastin e kishte denoncuar disa herë në Polici, por nuk kishin ndërhyrë.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial