Monday, March 11, 2024
spot_img

Fqinjët konfliktohen për pronën, theret me thikë 60-vjeçari

Një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi është godiur me thikë nga fqinji e tij, për shkaqe pronësie.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 janari” në Vlorë. Mësohet se viktima është Bujar Mehmeti dhe është goditur disa herë me thikë, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja.

Ai është shpallur në kërkim, por ende nuk ka asnjë informacion për të.

Fillimisht Bujar Mehmeti mbeti i plagosur, por si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Policia njofton se rreth orës 10:04, pranë një karburanti në lagjen “11 Janari” Vlorë, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie midis 2 shtetasve (fqinjë) ka mbetur i dëmtuar rëndë shtetasi B.M., 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Please follow and like us:
fb-share-icon
LAJMET E FUNDIT

MË TË LEXUARAT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial