Furgoni përplaset me motorin, ndërron jetë drejtuesi i motorit

Lajme Saranda News

Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, ku një furgon ka përplasur një motor, e si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një person.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Bishqem. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, i cili edhe pse është dërguar në spital, nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marrë.

Deri më tani, Policia ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Please follow and like us:
fb-share-icon