Sunday, March 17, 2024
spot_img

Gjendet një automjeti i djegur në tunel, dyshohet se u përdor për ngjarje kriminale

Një mjet tip ‘Tuaregr’ është gjetur ditën e sotme i shkrumbuar.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se mjeti është gjetur në lagjen ‘Dritas’, pranë Rinasit, në Tiranë.

Mësohet se makina është djegur 5 ditë më parë, ndërsa rezulton e vjedhur ne Laprakë para disa javëve. Nuk dihet ende se çfarë është gjetur brenda mjetit pas zbulimit të tij.

Ka dyshime se mjeti mund të jetë përdorur për ngjarje kriminale.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për të zbardhur itinerarin e mjetit e për të zbuluar se kush janë personat përgjegjës.

Please follow and like us:
fb-share-icon
LAJMET E FUNDIT

MË TË LEXUARAT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial