Ballina Lajme Saranda News Aktualitet Gjendet trupi i dekompozuar i një gruaje në një pyll, dyshimet e...

Gjendet trupi i dekompozuar i një gruaje në një pyll, dyshimet e para

Një trup i pajetë i dekompozuar ështe gjetur ditën e sotme në një një zonë të pyllëzuar të fshatit Zborgje, Ndroq.

Bëhet me dije se trupi i pajetë u përket shtetases Dh. D., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Kjo shtetase është shpallur në kërkim në datë 14.03.2023, nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.

 

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial