Monday, June 8, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Lajme nga Saranda Gjykata rrëzon PS, regjistron Gjergji Mërkurin kandidat për kryetar në Bashkinë Sarandë

Gjykata rrëzon PS, regjistron Gjergji Mërkurin kandidat për kryetar në Bashkinë Sarandë

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka rrëzuar ankimimin e Partisë Socialiste për të mos regjistruar në zgjedhje kandidatin e pavarur në Sarandë Gjergji Mërkuri.

Me një vendim unanim të 5-të anëtarët e KAS-it, kanë vendosur se pretendimi i Partisë Socialiste nuk mbron asnjë interes të ligjshëm për kundërshtimin e vendimit të KZAZ për miratimin e kandidatit të pavarur Gjergji Mërkuri.


Kujtojmë se Mërkuri ka bërë një kallëzim penal në prokurori ndaj kryetarit të Partisë Socialiste në Sarandë Eleron Gjoni, për pengimin e garimit në zgjedhje.
Në kallëzim janë paraqitur prova për kërcënime ndaj firmëtarëve për të rekovuar mbështetjen ndaj kandidatit të pavarur.
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar pretendimet e Partisë Socialiste duke, legjitimuar kandidimin e Mërkurit në zgjedhje.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial