Ballina Lajme Saranda News Makina del nga rruga dhe bie në përrua, humbin jetën burrë e...

Makina del nga rruga dhe bie në përrua, humbin jetën burrë e grua (EMRAT)

Burrë e grua kanë humbur jetën në një aksident tragjik që raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin ‘Librazhd-Përrenjas’ ku një makinë tip ‘Volswagen’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Lengajcës.

Mësohet se 55 vjeçari Arjan Yze ka humbur kontrollin e automjetit duke përfunduar në përrua dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë edhe gruaja e tij e identifikuar si Majlinda Yze, 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere.

Makina është parë mëngjesin e sotëm nga drejtues të mjeteve në këtë rrugë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial