Tuesday, June 9, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Lajme nga Saranda Hodhi bazament për të vendosur shtëpi druri, ndalohet nga Policia

Hodhi bazament për të vendosur shtëpi druri, ndalohet nga Policia

Policia njofton se shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e marra se një shtetas po kryente punime pa leje, në fshatin “Gjashtë”, kanë ushtruar kontroll në këtë zonë.

Gjatë kontrollit u konstatua se shtetasi K. T. kishte ndërtuar 2 bazamente me beton, pa lejen e organeve kompetente, të cilat do të përdoreshin për të ndërtuar shtëpi druri.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u ndalua shtetasi K. T., 35 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial