Sunday, October 11, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News Aktualitet HUMB JETËN FUTBOLLISTI VETERAN FREDI MËRKURI. NGJARJA GJATË NJË TAKIMI MIQËSOR

HUMB JETËN FUTBOLLISTI VETERAN FREDI MËRKURI. NGJARJA GJATË NJË TAKIMI MIQËSOR

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Sarandë ku ish-futbollisti Fredi Mërkuri ka humbur jetën teksa po luhej ndeshja miqësore e veteranëve mes ekipit të Butrintit dhe një ekipi me ish-futbollistë shqiptarë të aktivizuar në Greqi.62-vjeçari i cili ishte portier, në një moment gjatë lojës nuk është ndjerë mirë dhe ka rënë në fushë.

Menjëherë është afruar ndihma e shpejtë dhe është bërë transportimi i tij drejt spitalit, por fatkeqësisht Fredi Mërkuri ka ndërruar jetë.

Fredi Mërkuri është konsideruar si ikonat e klubit të Butrintit në Sarandë, ndërsa përveç si futbollist ai e vazhdoi pasionin e tij për këtë sport, duke trajneruar të rinjtë

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial