Sunday, April 28, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

I moshuari u vetëplagos me çifte, Policia e arreston së bashku me gruan dhe djalin

Një 66-vjeçar i identifikuar me inicialet H.XH ka rënë në pranga e Policisë pasi u vetëplagos në banesë me një armë zjarri të cilën e kishte pa leje.

Gjithashtu janë arrestuar dhe familjarët e tij përkatësisht i biri 26 vjeç i identifikuar me inicialet N.Xh dhe bashkëshortja me inicialet F.XH 53 vjeçe për akuzën e moskallzimit të krimit.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit H. Xh., 66 vjeç, N. Xh., 26 vjeç, dhe F. Xh., 53 vjeçe, të tre banues në Tiranë. Shtetasi H. Xh., ditën e djeshme, është vetëplagosur me armë zjarri në banesë. Gjatë kontrollit në banesën e 66-vjeçarit, shërbimet e Policisë, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit që dyshohet se është përdorur për ngjarjen, të cilën shtetasi H. Xh. e mbante pa leje, ndërsa shtetasit N. Xh. dhe F. Xh., nuk kanë kallëzuar krimin.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial